Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

Pikat kryesore

  • Parlamenti debatoi sot për rritjen e çmimit të naftës pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.
  • Qeveria argumentoi se bordi për transparencën dhe mekanizmi i uljes së akcizës, pasi çmimi kalon 220 lekë për litër, është i mjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize.
  • Pra, në total ulja e akcizës dhe nga TVSH në import ulja e taksave llogaritet në 9.45 lekë për litër.

Parlamenti debatoi sot për rritjen e çmimit të naftës pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Qeveria argumentoi se bordi për transparencën dhe mekanizmi i uljes së akcizës, pasi çmimi kalon 220 lekë për litër, është i mjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize. Pra, në total ulja e akcizës dhe nga TVSH në import ulja e taksave llogaritet në 9.45 lekë për litër. Pra, një ndikim i drejtpërdrejt në zbutjen e rritjes së çmimeve për konsumatorin final”, Petrit Malaj, ministër i Financave. Por opozita deklaroi se kjo masë është e pamjaftueshme dhe i ka lënë qytetarët pa mbështetje përballë rritjes së çmimeve. “Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Kuvend, akt cinik ndaj shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Vini këtu pasi keni hequr subvencionet e naftës për fermerët në kulmin e krizës së naftës. Vini këtu, sillni këtë akt të turpshëm, ulim akcizën kur të kalojë mbi 220 lekë/litri. Kjo është politikë shpopullimi, politikë antishqiptare. Si e shpejtoni ju këtë? Kryehajduti i Shqipërisë me taksën më të lartë mbi litrin e naftës i detyron shqiptarët. Në Gjermani dje nafta në pompë pardje ishte 2 euro, në Shqipëri 2.2 euro”, Berisha. Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, replikoi me socialistin Erion Braçe për modelin e taksave që rëndojnë mbi karburantin dhe heqjen e mbështetjes për fermerët. “Nuk ka diskutim se nëse vendos taksën më të lartë në botë, je mëkatari më i madh në botë. Dhe unë prisja që po të mos ishe hipokrit siç je, të kishe nisur grevën e urisë këtu për fermerët. Po të hoqi Lubia nga andej.” “Po të flasim për modelin e taksave ky është modeli që kemi zgjedhur. A janë këto taksat më të larta në botë, jo. Të cohen këtu njerëz që për 14 vjet kurrë nuk i dhanë një litër naftë bujqve pa akcizë është e tepërt. A jam unë dakord me këtë që u bë tani, jo nuk jam”, Erion Braçe. Partia Demokratike ka mbrojtur në Kuvend propozimet e saj për të ulur taksën e qarkullimit nga 27 lekë për litër që është aktualisht në 7 lekë për litër dhe heqjen e akcizës për gazin, si rrugë për të mbrojtur qytetarët përballë rritjes së çmimeve.

Lini një Përgjigje