Pikat kryesore
- Lefteri Luzi, ish kryetarja e KQZ, e propozuar nga votuar nga qeveria Berisha në 2012, zgjidhet Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat pesë vjeçar.
- E mbështetur me firmat e deputeve të PD-së dhe e votuar nga socialistët, ish drejtoresha e kuvendit, do të zëvendesojë në këtë pozicion Pranvera Strakoshën.
- Në votimin e fshehtë, ajo mori 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.
Opozita komode e deputetëve demokratë. Lefteri Luzi, ish kryetarja e KQZ, e propozuar nga votuar nga qeveria Berisha në 2012, zgjidhet Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat pesë vjeçar. E mbështetur me firmat e deputeve të PD-së dhe e votuar nga socialistët, ish drejtoresha e kuvendit, do të zëvendesojë në këtë pozicion Pranvera Strakoshën. Në votimin e fshehtë, ajo mori 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Në procesin e votimit shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim, me përjashtim të Bujar Leskajt, Tritan Shehut, Greta Bardelit dhe Arjan Ndoj. Por edhe pse u zgjodh me votat e socialistëve, kandidatura e Luzit, shkoi në seancë me firmat e demokratëve, me në krye Jozefina Topallin, ish shefen e saj në krye të kuvendit, e cila nuk humb rast për të valëvitur flamurin e opozitarizmit. Por i duhet, nuk nguron të jetë pjesë e paktit. Si në këtë rast, kur Luzi, zgjidhet në krye të Shërbimit Civil, me firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve. Luzi u zgjodh kryetare e Kqz në 2012 nga demokratët, ndërsa ishin po këta që skualifikuan nga gara për një mandate të dytë në 2017. Asokohe, do ti ishte Ilir Meta, që do e rikthente sërish në Kuvend, duke i dhëne postin e drejtoreshes së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, pozicion që do e mbante edhe gjatë drejtimit të Kuvendit nga socialistët./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Seanca parlamentare/ Shtyhet raporti i KQZ për 2024 A po shkon PD drejt shuarjes? Mërtiri: Qytetarët e braktisën protestën e thirrur nga Sali Berisha KQZ gjobit PD-në/ Gjenden parregullsi në raportin financiar për vitin 2024