Operacioni “Stolen Line”, sekuestrohen dhe 2 automjete të tjetra, në kërkim shtetasin që…

Operacioni “Stolen Line”, sekuestrohen dhe 2 automjete të tjetra, në kërkim shtetasin që…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Policia e Tiranës ka ndarë detaje nga operacioni policor i koduar “Stolen Line”.
  • Aksion i cili ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze.
  • Këtë të premte u sekuestruan 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndarë detaje nga operacioni policor i koduar “Stolen Line”. Aksion i cili ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze. Këtë të premte u sekuestruan 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro. Ndërsa një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe në kërkim shtetasit: -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani; -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Lini një Përgjigje