Olise kalon legjendën Pele/ Ylli i Francës mban rekordin e asisteve në një Botëror

Olise kalon legjendën Pele/ Ylli i Francës mban rekordin e asisteve në një Botëror

Pikat kryesore

  • Nuk është violinë e parë, por orkestra nuk funksionon dot pa të.
  • Majkëll Olize është njeriu I dukshëm dhe I padukshëm I Francës, dhe njëri nga yjet kryesorë të kësaj kupe të botës, edhe pse nuk mundi ta pretendonte titullin në Amerikën Latine.
  • Në moshën 24-vjeçare ai pati meritën dhe nderin e madh të lerë pas një legjendë të paharruar të futbollit, vetë Pelenë, për numrin e asisteve në një botëror.

Nuk është violinë e parë, por orkestra nuk funksionon dot pa të. Majkëll Olize është njeriu I dukshëm dhe I padukshëm I Francës, dhe njëri nga yjet kryesorë të kësaj kupe të botës, edhe pse nuk mundi ta pretendonte titullin në Amerikën Latine. Në moshën 24-vjeçare ai pati meritën dhe nderin e madh të lerë pas një legjendë të paharruar të futbollit, vetë Pelenë, për numrin e asisteve në një botëror. Me dy pasimet për gol ndaj Anglisë, në humbjen e Francës me shifrat 6-4 në finalen për vendin e tretë, Olize arriti në 7 shërbime të tilla. Pele e vendosi rekordin planetar me 6 asiste në Kupën e Botës 1970 në Meksikë, fituar nga Brazili I tij. Ylli I Bajernit e nisi turneun me asist për Mbapenë në fitoren 3-1 ndaj Senegalit, pastaj shërbeu nga dy asistë në ndeshjet ndaj Irakut dhe Suedisë, duke mbetur vetëm një pas rekordit. Ia doli me shërbimet për kapitenin e tij, Kilian Mbapenë kundër Anglisë. I mbetet vetëm të kalojë rekordin e të gjitha kohëv për asistët në krejt kupat e botës. Këtë e mban Lionel Mesi me 12, por besohet se duke qenë 24 vjeç, Olize I ka të gjitha mundësitë që ta kalojë mjeshtrin e madh, ndërsa për momentin ndodhet 5 asistë prapa tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës Anglia, e treta e botës/ “Tre Luanët” ia dolën 6-4 ndaj Francës në finalen e vogël Edicioni i mesditës me Sali Doçin, (19/07/2026)

Lini një Përgjigje