Oklahoma kthehet te fitorja/ NBA, kampionët reagojnë pas dy humbjeve në tri ndeshje

Oklahoma kthehet te fitorja/ NBA, kampionët reagojnë pas dy humbjeve në tri ndeshje

Pikat kryesore

  • Shai Gilgeous-Alexander ishte njeriu që dha kontributin kryesor që Oklahoma reagoi pasi pësoi dy humbje në tri ndeshjet e fundit në basketbollin amerikan.
  • Ylli nga Kanadaja shënoi 31 pikë, pati 10 topa në tabela, shtoi 8 asistë, 4 vjedhje topi dhe një bllokim gjuajtjeje, ndërsa kampionët në fuqi fituan në shtëpi ndaj Memfizit.
  • Shej u dallua sidomos në gjuajtjet për tri pikë me tre realizime nga 4 prova gjithsej.

E pamundur që ky ekip të mendohet pa të. Shai Gilgeous-Alexander ishte njeriu që dha kontributin kryesor që Oklahoma reagoi pasi pësoi dy humbje në tri ndeshjet e fundit në basketbollin amerikan. Ylli nga Kanadaja shënoi 31 pikë, pati 10 topa në tabela, shtoi 8 asistë, 4 vjedhje topi dhe një bllokim gjuajtjeje, ndërsa kampionët në fuqi fituan në shtëpi ndaj Memfizit. “Arinjtë” miq u dorëzuan në fund me rezultatin 119-103. Shej u dallua sidomos në gjuajtjet për tri pikë me tre realizime nga 4 prova gjithsej. Statistikat janë që ai ka 100 ndeshje radhazi me të paktën 20 pikë të shënuara, dhe kjo është seria e dytë më e gjatë në historinë e NBA-së. Rekordi që dukej i paarritshëm nga legjenda Uilt Çembërlen, me 126 ndeshje radhazi me të paktën 20 pikë, tashmë mund të thyhet. Oklahoma e kryesoi ndeshjen vazhdimisht, ndonëse Memfis u afrua deri në 7 pikë në periodën e tretë. Kampionët mbeten skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA, me 26 fitore e 3 humbje, duke kryesuar Konferencën Lindore dhe gjithë renditjen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta/ “Asgjë veç molotovit, Berisha nuk motivon më”, Leka: Salianjit po i mbyllen dyert. Lëvizja e tij do ‘sfumohet’ shpejt Kryeministri i Gorenlandës: Presioni i SHBA për të marrë ishullin i papranueshëm Goli më i shpejtë te femrat/ Maria McAneny shënoi pas 3.8 sekondash në Hibernian-Celtic

Lini një Përgjigje