2 — Celtic Mrekullia: Goli më i shpejtë te femrat/ Maria McAneny shënoi pas 3.8 sekondash…

Celtic Mrekullia: Goli më i shpejtë te femrat/ Maria McAneny shënoi pas 3.8 sekondash në…

Pikat kryesore

  • Një gol për librin e rekordeve, “Ginis” u shënua në ligën profesioniste të futbollittë femrave në Skoci.
  • Autorja ishte Marija Mekeneni, lojtare e Sëlltikut të Gllazgout që triumfoi 2-1 në fushën sportive të Hibernianit.
  • Mesfushorja 21-vjeçare skoceze nuk priti aspak, por shfrytëzoi daljen nga porta të gardianes vendase, menjëherë pasi u dha goditja e parë e topit.

Mrekullia ndodhi që në fillim. Një gol për librin e rekordeve, “Ginis” u shënua në ligën profesioniste të futbollittë femrave në Skoci. Autorja ishte Marija Mekeneni, lojtare e Sëlltikut të Gllazgout që triumfoi 2-1 në fushën sportive të Hibernianit. Mesfushorja 21-vjeçare skoceze nuk priti aspak, por shfrytëzoi daljen nga porta të gardianes vendase, menjëherë pasi u dha goditja e parë e topit. Pritet vetëm që të kalojë koha e duhur për të kontrolluar gjithçka, që kjo rrjetë ta fitojë statusin si më e shpejta në futbollin botëror të vajzave. Mekeni mund të jetë e lumtur pasi sapo ka fituar edhe ftesën për në kombëtaren e Skocisë. Skuadra e saj nuk e pati shumë të lehtë në Hibernian, pavarësisht golit të mrekullueshëm. Vendaset ia dolën që të barazonin, dhe u desh një penallti në pjesën e dytë, që të merreshin tri pikët. Atë e realizoi Nunën. Sëlltiku është në vendin e dytë në kampionat me 31 pikë, po aq sa Hërts dhe Rejnxhërs, ndërsa në krye me 7 pikë diferencë ndodhet Gllazgou Siti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje