Pikat kryesore
- Shei Gilgës Aleksandëre e tregoi veten si basketbollisti më I mirë I sezonit të rregullt në NBA, duke udhëhequr Oklahomën në fitoren e vështirë e të madhe ndaj San Antonios, e duke kaluar një legjendë.
- Ylli kanadez shënoi 30 pikë, e la prapa Rasëll Uesbrukun për numrin e ndeshjeve me 30 pikë gjatë plej ofit për këtë klub.
- Shei ka 27 paraqitje të tilla, Uestbruk është ndalur në 26, ndërsa përpara tij mbetet vetëm I madhi dhe tepër I talentuari Kevin Durant, që ka shënuar 39 herë të paktën 30 pikë në plej of.
I mbetet të kalojë vetëm numrin 1. Shei Gilgës Aleksandëre e tregoi veten si basketbollisti më I mirë I sezonit të rregullt në NBA, duke udhëhequr Oklahomën në fitoren e vështirë e të madhe ndaj San Antonios, e duke kaluar një legjendë. Ylli kanadez shënoi 30 pikë, e la prapa Rasëll Uesbrukun për numrin e ndeshjeve me 30 pikë gjatë plej ofit për këtë klub. Shei ka 27 paraqitje të tilla, Uestbruk është ndalur në 26, ndërsa përpara tij mbetet vetëm I madhi dhe tepër I talentuari Kevin Durant, që ka shënuar 39 herë të paktën 30 pikë në plej of. Suksesi I Oklahomës në Arenën e vet ishte 122-113, në një përballje me luftë të fortë deri në fund, dhe Gilgës-Aleksandër shtoi edhe 4 topa në tabela, 9 asistë, një vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Këtë herë nuk ishte drama e kaluar, kur u deshën dy kohë shtesë për të përcaktuar fituesin që ishte San Antonio. Holmgren shtoi 13 pikë për vendasit dhe Hartenstein 10 pikë e 13 topa në tabela. Për Spërsat nuk mjaftoi Viktor Uembaniama që shënoi më pak këtë herë, 21 pikë, por kapi 17 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi një top dhe bllokoi 4 gjuajtje. Rezultati I serisë finale të plej ofit në Konferencën Perëndimore është 1-1, ndërsa sfida e tretë do të luhet në San Antonio. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! San Antonio fiton të parën/ NBA, skuadra nga Teksasi mund kampionen në fuqi Oklahoma San Antonio arrin finalen/ NBA, ish-kampionët synojnë të paktën titullin në Perëndim Harden rikthehet si kampion/ NBA, ylli veteran amerikan vendos “veton” në garën për titull