OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe…

OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe…

Pikat kryesore

  • Pothuajse gjysma e fëmijëve shqiptarë kanë dhëmbët e prishur ndërsa mjekët thonë se shkak është higjiena e ulët dhe konsumimi i produkteve me sheqer.
  • Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1–9 vjeç kanë dhëmbë të prishur.
  • Plot 48,6% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesataren europiane.

Pothuajse gjysma e fëmijëve shqiptarë kanë dhëmbët e prishur ndërsa mjekët thonë se shkak është higjiena e ulët dhe konsumimi i produkteve me sheqer. Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1–9 vjeç kanë dhëmbë të prishur. Plot 48,6% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesataren europiane. Vendi ynë renditet i katërti në Europë, pas Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për numrin e lartë të fëmijëve që kanë probleme me dhëmbët. Ekspertët e shëndetësisë botërore në analizën e tyre vënë në pah se sëmundjet orale prekin thuajse gjysmën e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë. Dentistët theksojnë se shkak i kësaj situate është higjiena e ulët orale dhe konsumimi i produkteve dhe pijeve me sheqer të shtuar nga fëmijët. Edhe pse fokusi janë fëmijët dhe edukimi i tyre për parandalimin e problematikave orale, raporti nxjerr në pah se edhe të rriturit kanë probleme me dhëmbët. Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona ose 33,7% e të rriturve mbi 60 vjeç në Shqipëri i ka humbur të gjithë dhëmbët dhe përdorin proteza.

Lini një Përgjigje