Pikat kryesore
- Bizneset dhe institucionet publike kanë më pak se një muaj kohë për tu pajisur me terminalet POS që mundëson pranimin e pagesave pa para në dorë për qytetarët.
- Mos përmbushja e këtij detyrimi ligjor nga subjektet përkatëse brenda afateve të përcaktuara sipas Tatimeve do të shoqërohet me masa ndëshkuese.
- Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonominë shqiptare.
Bizneset dhe institucionet publike kanë më pak se një muaj kohë për tu pajisur me terminalet POS që mundëson pranimin e pagesave pa para në dorë për qytetarët. Sipas Administratës Tatimore, detyrimin për vendosjen e pajisjeve POS e kanë më konkretisht strukturat akomoduese që përfshijnë hotele, bujtina, resorte apo motele, shërbimet e transportit si dhe të gjitha institucionet e shoqëritë publike me kapital shtetëror. Tatimpaguesit të cilët ushtrojnë aktivitete në këto sektorë kyç të ekonomisë dhe kryejnë aktualisht shitje më para në dorë kanë afat deri më 30 maj 2026 që të zbatojnë detyrimin për pagesat cashless përmes këtyre terminaleve në pikat e shitjes. Sipas Tatimeve, implementimi dhe përdorimi i këtyre pajisjeve mundëson ofrimin më cilësor dhe më të shpejtë për klientët, rrit transparencën në transaksionet e kryera si dhe mbështet ndër të tjera formalizimin e sektorit turistik, i evidentuar nga Administrata Tatimore si ndër më me risk. Mos përmbushja e këtij detyrimi ligjor nga subjektet përkatëse brenda afateve të përcaktuara sipas Tatimeve do të shoqërohet me masa ndëshkuese. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonominë shqiptare. Synohet që deri në vitin 2028 të arrihet një mbulim universal me terminalet POS, ku rreth 60% e pagesave të kryhen në mënyrë elektronike nga bizneset dhe institucionet publike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Lëkundet” besimi tek ekonomia/ Eksperti: Bizneset optimiste, qytetarët të pasigurt për ecurinë e çmimeve Shtohen bizneset e reja/ QKB: Mbi 1400 subjekte vetëm në shtator, dominojnë shërbimet Shqiptarët po sigurojnë me shumë jetën/ AMF: Në janar-prill, rritje me 11 për qind