Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë shkon në 5119

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë shkon në 5119

Pikat kryesore

  • Sipas autoriteteve venezuelase, numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Venezuelën muajin e kaluar është rritur në 5.119, transmeton Anadolu.
  • Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, në rrjetin social amerikan X publikoi një tabelë me të dhëna, sipas së cilës 16.740 persona janë plagosur nga lëkundjet e fuqishme sizmike.
  • Ai tha se autoritetet kanë ofruar ndihmë për 128.324 familje dhe kanë ngritur 107 kampe të përkohshme, ku janë strehuar 21.470 persona, ndërsa rreth 18.000 të tjerë vazhdojnë të mbeten pa strehim të përhershëm.

Sipas autoriteteve venezuelase, numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Venezuelën muajin e kaluar është rritur në 5.119, transmeton Anadolu. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, në rrjetin social amerikan X publikoi një tabelë me të dhëna, sipas së cilës 16.740 persona janë plagosur nga lëkundjet e fuqishme sizmike. Ai tha se autoritetet kanë ofruar ndihmë për 128.324 familje dhe kanë ngritur 107 kampe të përkohshme, ku janë strehuar 21.470 persona, ndërsa rreth 18.000 të tjerë vazhdojnë të mbeten pa strehim të përhershëm. Sipas tij, tërmetet dëmtuan 856 ndërtesa, prej të cilave 190 u shembën plotësisht. Qeveria gjithashtu ka regjistruar 1.350 pasgoditje. Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mes dhimbjes dhe nderimeve, Rama i bashkohet homazheve për gazetarin Enrik Mehmeti Aksident në “Rrugën e Kombit”/ Gjashtë të lënduar, një në gjendje të rëndë Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

Lini një Përgjigje