Nuk ndalet rruga drejt BE në 2030”, Rama: Edhe nga kjo krizë ka gjëra për të mësuar dhe…

Nuk ndalet rruga drejt BE në 2030”, Rama: Edhe nga kjo krizë ka gjëra për të mësuar dhe…

Pikat kryesore

  • Një krizë për të nxjerrë mësime para hyrjes së Shqipërisë në BE.
  • Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama “revolucionin e flamingove” në një intervistë për agjencinë ItalPress.
  • Mësimi kryesor që Rama mendon se duhet nxjerrë nga kjo protestë, është mënyra se si mund të arrihet në konsensus.

Një krizë për të nxjerrë mësime para hyrjes së Shqipërisë në BE. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama “revolucionin e flamingove” në një intervistë për agjencinë ItalPress. Mësimi kryesor që Rama mendon se duhet nxjerrë nga kjo protestë, është mënyra se si mund të arrihet në konsensus. “Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Koha e humbur para se të arrihet në një qëndrim të përbashkët është problemi i vërtetë që duhet të adresojmë”, tha Rama. Për kryeministrin, protesta e cila po hyn në javën e katërt ka hyrë në fazë paradoksale, dhe është një betejë e harxhuar kohe, për përplasje politike.

Lini një Përgjigje