Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që…

Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që…

Pikat kryesore

  • Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, foli në “Top Story” për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.
  • Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar.
  • Në shqiptarët jemi shumë të aftë për të bërë vetëgjyqësi, por jo për t’i bërë gjyqin vetes.

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, foli në “Top Story” për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme. Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar. Ajo që tha Berisha nuk ishte meritë e tij. Në shqiptarët jemi shumë të aftë për të bërë vetëgjyqësi, por jo për t’i bërë gjyqin vetes. Nuk e kam fjalën për Elisën, por për mentalitetin e shqiptarëve. I njëjti Kuvend do të bëhet gjithmonë. Grida Duma: Duhej shkarkuar Spiropali sipas teje apo jo? Robert Rakipllari: Për të shmangur për dëmet e saj personale apo të PS? Petro Koçi: Të ikësh nga ministër pas një periudhë të shkurtër askush nuk është i pakënaqur. Duket sikur brenda ka defekte të rënda, etje, etj. Kur je brenda një karriere politike nuk është gjë e madhe të ikësh nga roli i ministrit. Unë kam ikur nga roli i ministrit për disa tituj në gazetë, të thëna nga persona të brendshëm. Karriera politike është e gjatë.

Lini një Përgjigje