Nuk dilni gjallë, plumba do keni!” – Xhaxhai i Elvis Shkambit shpërthen me kërcënim ndaj gjyqtarëve: “Çdo gjyqtar që do dënojë nipin tim, do ketë fatin e Astrit Kalajës!


Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit – autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja – ka bërë një kërcënim të hapur dhe të drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve, pas vendimit për dënimin e përjetshëm të nipit të tij.


Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ai dëgjohet duke thënë me tone të forta:


“Nuk dilni gjallë, plumba do keni! Çdo gjyqtar që do dënojë nipin tim, do ketë fatin e Astrit Kalajës!”

Deklarata ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur alarm në institucionet e drejtësisë.
Sipas burimeve, Prokuroria pritet të nisë hetime për kërcënim ndaj trupës gjyqësore, pasi fjalët e Shkambit konsiderohen si shkelje e rëndë penale dhe nxitje dhune ndaj funksionarëve publikë.


Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet dhe presionet që përballen gjyqtarët në vend, ndërsa videoja është bërë virale në rrjet, duke shkaktuar valë reagimesh dhe kërkesa për masa të menjëhershme sigurie

Lini një Përgjigje