Normalizohet situata në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare dhe ajo greke…

Normalizohet situata në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare dhe ajo greke…

Pikat kryesore

  • Situata në pikën kufitare të Kapshticës po shkon drejt normalizimit pas orëve me fluks të lartë në dalje dhe hyrje.
  • Edhe pse vijon ende një qarkullim i shtuar i mjeteve, burime bëjnë të ditur se trafiku është më i qetë dhe më i menaxhueshëm.
  • Pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, ndërsa i njëjti numër sportelesh është vënë në funksion nga pala greke në hyrje të territorit grek.

Situata në pikën kufitare të Kapshticës po shkon drejt normalizimit pas orëve me fluks të lartë në dalje dhe hyrje. Edhe pse vijon ende një qarkullim i shtuar i mjeteve, burime bëjnë të ditur se trafiku është më i qetë dhe më i menaxhueshëm. Pala shqiptare po operon me 5 sportele në dalje, ndërsa i njëjti numër sportelesh është vënë në funksion nga pala greke në hyrje të territorit grek. Pas koordinimit mes dy doganave, është rritur kapaciteti i përpunimit të automjeteve me synimin për të shmangur pritjet që deri pak orë më parë zgjatnin disa minuta. Fluksi më i madh është regjistruar më herët gjatë ditës, ndërsa aktualisht trafiku mbetet i pranishëm, por në nivele të normalizuara.

Lini një Përgjigje