Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Nga Kosova në këtë takim mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, nga Shqipëria presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa Serbia e Bosnja e Hercegovina u përfaqësuan nga shefat e diplomacisë, Marko Gjuriq dhe Elmedin Konakoviq. Fotografi nga ky takim ndau presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se i ka shpalosur disa ankesa kryediplomates europiane Kallas për “standarde të dyfishta” dhe se Ballkani Perëndimor i takohet BE-së. “Vura në dukje nevojën për t’i dhënë fund më në fund standardeve të dyfishta, sepse ato nuk janë as një sjellje europiane dhe as një vlerë europiane, por sjellje anti-europiane. Kujtova se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor jo vetëm si një proces zgjerimi, por si një riintegrim themelor i rajonit në Europë, ku historikisht dhe kulturalisht kemi qenë gjithmonë pjesë. Është një ilaç për dilemat e sigurisë dhe përçarjet e reja që tashmë po shfaqen. Besoj se BE-ja, si në kohë të vështira në të kaluarën, do të tregojë kreativitet dhe unitet. Është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të perceptohet si një i tërë dhe nëse ka një hendek në ritmin e përparimit midis vendeve, kjo mund të shkaktojë përçarje shtesë në vend të bashkimit”, tha ajo. Ankesat e saj duket se vijnë për shkak të ndarjes nga pakoja e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, e cila përparoi në rrugën e saj drejt çeljes së kapitujve të rinj të anëtarësimit. Nga Kosova në Nju Jork tashmë janë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe vartësja e tij, Donika Gërvalla. Kurti iu bashkua kësaj ngjarje më vonë se Osmani e Gërvalla. Gjithashtu, në Nju Jork gjendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Nju Jork shpall Osmani në takimin e Kallas në me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e…