Nju Jork shpall Gjuriq takohet me Lavrovin në , flasin për “situatën aktuale” në rajon…

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka takuar në Nju Jork homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në margjinat e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siç raportuan mediat serbe, ata kanë folur për “përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, për zhvillimet në Serbi, si dhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Gjithashtu, Gjuriq e falënderoi Federatën Ruse për “qëndrimin e saj parimor dhe mbështetjen në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, duke theksuar se "një mbështetje e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme në nivel dypalësh dhe veçanërisht në organizatat ndërkombëtare”. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për “konsultimet midis dy ministrive mbi bashkëpunimin brenda sistemit të OKB-së, të cilat u mbajtën dy javë më parë”.

Lini një Përgjigje