Një serb dhe një franceze u ndaluan nga Policia në Koshare

Vetura e tipit Pasat me targa të Serbisë, bashkë me serbin dhe francezen, më pas u dërguan për në stacionin policor në Gjakovë, e të cilët në fund janë liruar Ndonëse në kufi me Shqipërinë, Kosharja e Gjakovës, mbetet destinacion i lakmuar edhe për shtetasit serb.

As tash vizitat nga serbët nuk po ndalen.

“Ai u prezantu në fillim si francez, njëri prej tyre.

Ashtu siç e dëshmojnë pamjet e siguruara nga TV Dukagjini, Policia e Kosovës ishte e pranishme në vend të ngjarjes.

Francezja dhe serbi u shoqëruan për në stacionin policor madje iu konfiskua përkohësisht vetura.

Më pas është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese dhe ato të hetuesisë, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë bërë shoqërimin e tyre për verifikim.

Prokuroria Themelore e Gjakovës për televizionin tha se pas intervistimit, shtetasja franceze dhe shtetasi serb janë liruar, sepse është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje