Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Këlliçi: Skandalet e Ferit Hoxhës po…

Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Këlliçi: Skandalet e Ferit Hoxhës po…

Pikat kryesore

  • Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, të cilën më pas e relativizoi si “jashtë kontekstit”.
  • Sipas Këlliçit, sqarimet e shpeshta të ministrit tregojnë mungesë serioziteti dhe dëmtojnë imazhin e vendit.
  • Ai rikujton edhe skandalin e mëparshëm me fyerjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si idiotë, duke e cilësuar sjelljen e Hoxhës si të papërgjegjshme.

Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, të cilën më pas e relativizoi si “jashtë kontekstit”. Sipas Këlliçit, sqarimet e shpeshta të ministrit tregojnë mungesë serioziteti dhe dëmtojnë imazhin e vendit. Ai rikujton edhe skandalin e mëparshëm me fyerjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si idiotë, duke e cilësuar sjelljen e Hoxhës si të papërgjegjshme. Këlliçi thekson se këto episode lidhen me arrogancën e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa shton se mungesa e dorëheqjes ka sjellë përsëritje të incidenteve. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot një tjetër gafë për të cilën është detyruar të japë shpjegime më pas! Kur një kryediplomat sqarohet një herë në javë për gjërat që bën e gjërat që thotë, ka një problem serioz. I paska deklaruar një gazetari italian në Bruksel, se marrëveshja 5 vjeçare me Italinë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, nuk do të rinovohet. Një kurajo intelektuale kjo, për të kundërshtuar shefin e tij që është vasal dhe i përkulur kur i duhet të marrë mbështetje për karrigen e tij! Nuk na ka lënë shumë kohë të mendojmë kështu Feriti, pasi shpejt është shpjeguar duke thënë se ja paskan nxjerrë këtë qëndrim jashtë kontekstit dhe se qenka më tepër një opinion i tij personal.

Lini një Përgjigje