Një lider përtej kompromisit, Albin Kurti dhe zgjedhjet vendimtare të 28 dhjetorit në…

Një lider përtej kompromisit, Albin Kurti dhe zgjedhjet vendimtare të 28 dhjetorit në…

Pikat kryesore

  • Një fakt formal, por që nuk e rrëzon figurën e tij politike.
  • Albin Kurti hyn në këto zgjedhje si lideri më i kundërshtuar, më i sulmuar, por kurrë i anashkaluar.
  • Nuk ka debat serioz për Kosovën, ku emri i tij të mos jetë në qendër.

Një lider përtej kompromisit, Albin Kurti dhe zgjedhjet vendimtare të 28 dhjetorit në Kosovë Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme këtë të diel, pas një viti krize politike që erdhi si pasojë e pamundësisë së Albin Kurtit për të ndërtuar qeverinë nga zgjedhjet e kaluara. Një fakt formal, por që nuk e rrëzon figurën e tij politike. Përkundrazi, e nxjerr edhe më qartë në pah. Albin Kurti hyn në këto zgjedhje si lideri më i kundërshtuar, më i sulmuar, por kurrë i anashkaluar. Nuk ka debat serioz për Kosovën, ku emri i tij të mos jetë në qendër. Nuk ka tryezë rajonale ku të mos konsiderohet faktor. Dhe nuk ka lider tjetër në hapësirën shqiptare që të ketë krijuar një profil kaq të fortë politik, përtej pushtetit formal. Në një rajon ku pothuajse çdo lider është shoqëruar ndër vite nga akuza për afera korruptive, lidhje klienteliste apo hetime të hapura e të mbyllura në heshtje, Albin Kurti përbën një përjashtim. Ai mbetet lideri më i papërfolur për afera personale apo skandale financiare, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin. Kjo nuk është rastësi, por pasojë e një profili politik që ka refuzuar sistematikisht pazaret, kompromiset e errëta dhe aleancat e ndërtuara mbi interesa të dyshimta. Pikërisht ky integritet personal e ka bërë Kurtin të besueshëm për një pjesë të madhe të opinionit publik dhe njëkohësisht të papërshtatshëm për një sistem të mësuar me liderë të kapur nga afera.

Lini një Përgjigje