Pikat kryesore
- Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, aty ku po zhvillojnë tubimin e tyre të radhës.
- Policia vendosi një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar u lejua të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.
- Megjithatë, protesta e thirrur këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me pjesëmarrje të ulët.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, aty ku po zhvillojnë tubimin e tyre të radhës. Policia vendosi një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar u lejua të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë. Megjithatë, protesta e thirrur këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me pjesëmarrje të ulët. Siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga ABC News, në këtë tubim marrin pjesë rreth 150 deri në 200 protestues, të cilët janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit e cila është përforcuar gjithashtu me masa sigurie. Në protestë nuk munguan as aktet e dhunës, ku Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe spraj me piper ndaj protestuesve, të cilët i qëlluan me vezë e domate./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Protesta ka kaluar në radikalizëm”/ Albatros Rexhaj: Opozita nuk ka qenë kurrë më larg pushtetit se tani “Kanye”, Gonxhja: Garantuam eventin më të madh. Koncerti solli mbi 60 mijë spektatorë nga 80 vende të botës Futboll, jo protestë. Tirana para ekranit, jo para Kryeministrisë. Ja pamjet!