Pikat kryesore
- string(60) “nje-finale-ndaj-kosoves-ne-prishtine-flet-trajneri-i-zvicres” Një finale ndaj Kosovës në Prishtinë?
- Flet trajneri i Zvicrës Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp pasi e publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.
- Helvetikët do të përballen fillimisht me Suedinë e më pas në Kosovën, në atë që po thuhet se mund të jetë si një finale për të dyja Kombëtaret, ku edhe mund të vendoset pozita e parë eventuale, shkruan “Gazeta Express”.
string(60) “nje-finale-ndaj-kosoves-ne-prishtine-flet-trajneri-i-zvicres” Një finale ndaj Kosovës në Prishtinë? Flet trajneri i Zvicrës Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp pasi e publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit. Helvetikët do të përballen fillimisht me Suedinë e më pas në Kosovën, në atë që po thuhet se mund të jetë si një finale për të dyja Kombëtaret, ku edhe mund të vendoset pozita e parë eventuale, shkruan “Gazeta Express”. Sidoqoftë, trajneri zviceran thotë se ekipi i tij do të mundohet të kryejë punë kundër Suedisë për t’i dhënë fund dilemët për pozitën e parë, e cila çon direkt në Botërorin 2026. “Po i marrim ndeshjet një nga një dhe do të mundohemi ta vulosim këtë punë në ndeshjen me Suedinë. Për momentin nuk mund të ndikojmë në diçka tjetër”, deklaroi Yakin. Kosova dhe Zvicra do të ballafaqohen mes vete më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë. Zvicra e kishte mposhtur Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në duelin e parë mes tyre në shtator. Aktualisht, Helvetikët i kanë 10 pikë, kurse Dardanët 7. Paraprakisht, Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… Drejtori sportiv i Espanyolit pëson sulm në zemër, ndodhet në kujdes intensiv Një finale ndaj Kosovës në Prishtinë? Flet trajneri i Zvicrës Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte Zvicra publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë Ronaldo përlotet për Diogo Jotën: Qava shumë, ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë Olympiacosi e PSV-ja ndahen në paqe në Greqi