Një belg nderon ditën kombëtare/ Evenepoel fiton etapen numër 16 në “Tour”, feston siç…

Një belg nderon ditën kombëtare/ Evenepoel fiton etapen numër 16 në “Tour”, feston siç…

Pikat kryesore

  • Papritur Remko Evenepoel është kthyer në emrin kryesor në Turin e Francës, jo sepse mban Fanelën e Verdhë, por sepse po fiton.
  • Çiklisti belg dha një tjetër provë të shkëlqyer në etapën e 16-të, atë të kronometrit individual, e vetmja e këtij edicioni.
  • Etapa nisi në Evja lë Bë, në pikën turistike në brigjet e Liqenit të Gjenevës, në kufi me Zvicrën, dhe që është vizituar nga mbretër e princa, mes të cilëve edhe Mbreti Faruk I Egjiptit, me origjinë shqiptare.

Do të ishte një ditë e veçantë. Papritur Remko Evenepoel është kthyer në emrin kryesor në Turin e Francës, jo sepse mban Fanelën e Verdhë, por sepse po fiton. Çiklisti belg dha një tjetër provë të shkëlqyer në etapën e 16-të, atë të kronometrit individual, e vetmja e këtij edicioni. Etapa nisi në Evja lë Bë, në pikën turistike në brigjet e Liqenit të Gjenevës, në kufi me Zvicrën, dhe që është vizituar nga mbretër e princa, mes të cilëve edhe Mbreti Faruk I Egjiptit, me origjinë shqiptare. Caku ishte caktuar në Tono lë Bë, edhe kjo një qendër turistike dhe shëndetësore me ujra termalë, gjithashtu në brigjet e Liqenit të famshëm të Gjenevës. Evenepël pati një duel në distancë me të plotfuqishmin Tadej Pogaçar, njeriun që po dominon jo vetëm Turin, por gjithë çiklizmin botëror vitet e fundit. Kronometri individual ishte specialiteti I tij, edhe më shumë sesa kampioni nga Sllovenia, dhe belgu nuk zhgënjeu. Njëzetegjashtëvjeçari mori fitoren e dytë radhazi këtë Tur, pas asaj të dy ditëve më parë në etapën e parë malore në Alpet e Europës. Kjo, pikërisht në Ditën e shënuar të Festës Kombëtare të Belgjikës. Ai përfundoi 26 kilometrat në 32’19”, duke lënë 28” prapa kryesuesin e garës. Për fat të keq, itinerari pati “viktimën e dytë”. Talenti gjerman Lipovic u rrëzua dhe përfundoi në spital duke braktisur Turin, ndërsa më herët kjo I ndodhi pretendentit për titull, danezit Vingegard. Pogaçar mban fort të veshur Fanelën e Verdhë, me 4’32” mbi Evenepëlin, dhe duket I sigurt si kampion të dielën e ardhshme në Paris. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje