Nisma për fëmijët/ Avokati i Popullit mbledh firmat, për ligjin e ri

Nisma për fëmijët/ Avokati i Popullit mbledh firmat, për ligjin e ri

Pikat kryesore

  • Një grup prindërish po mbledhin firma me qëllim realizmin e ndryshimeve ligjore për të garantuar financim të plotë nga shteti për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit.
  • “Nismës për fëmijët” me rastin e 1 qershorit iu bashkua dhe Avokati I Popullit.
  • Pas nënshkrimit bashkë me stafin e institucionit Endrit Shabani garantoi mbështetje për këtë iniciativë.

Një grup prindërish po mbledhin firma me qëllim realizmin e ndryshimeve ligjore për të garantuar financim të plotë nga shteti për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit. “Nismës për fëmijët” me rastin e 1 qershorit iu bashkua dhe Avokati I Popullit. Pas nënshkrimit bashkë me stafin e institucionit Endrit Shabani garantoi mbështetje për këtë iniciativë. “Kjo është një nismë qytetare që unë nuk do doja që ne të përdorim fuqinë institucionale për ta eklipsuar. Ne jemi këtu për t’i mbështetur . Përtej kësaj nisme ligjore ne kemi disa detyrime kushtetuese, për t’i kërkuar Kuvendit formalisht që të dëgjohemi vetëm për çështjen e trajtimit shëndetësor të fëmijëve dhe për të lobuar që ky ligj të votohet”, u shpreh Avokati i Popullit. Deri tani grupi nismëtar thotë se ka mbledhur rreth 17 mijë firma. Synimi është mbledhja e rreth 20 mijë nënshkrimesh dhe me pas hartimi I draftit dhe përcjellja e tij në Kuvend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbipopullimi në burgje/ Ministri i Drejtësisë: Do përmirësojmë kushtet! Raporti i Avokatit të Popullit: 8 muaj në qeli pa gjyq! Mbipopullim në burgje, 5 duhen mbyllur Cilat janë ndryshimet ligjore? Nuk pezullohen Presidenti, ministrat, Avokati i Popullit, kreu i KLSH dhe Kushtetuesit

Lini një Përgjigje