Nisin protestat në Serbi, mijëra qytetarë mbushin rrugët në kujtim të 16 viktimave në…

Nisin protestat në Serbi, mijëra qytetarë mbushin rrugët në kujtim të 16 viktimave në…

Pikat kryesore

  • Kanë nisur sërish në Novi Sad, për të rikujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi.
  • Protesta që udhëhiqet kryesisht nga studentët sfidojnë pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiç.
  • Kujtojmë se protestat në Serbi nisën në vitin 2024 pas tragjedisë në Novi Sad as shembjes së një tende në stacionin hekurudhor.

Kanë nisur sërish në Novi Sad, për të rikujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi. Protesta që udhëhiqet kryesisht nga studentët sfidojnë pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiç. Kujtojmë se protestat në Serbi nisën në vitin 2024 pas tragjedisë në Novi Sad as shembjes së një tende në stacionin hekurudhor. Protestuesit, partitë opozitare dhe organizatat për të drejtat e njeriut bëjnë përgjegjës kryesorë qeverinë pasi sipas tyre është e korruptuar, ka manipuluar zgjedhjet, ka kufizuar lirinë e fjalës dhe ka stimuluar krimin e organizuar. Këto janë akuza që vazhdimisht Vuçiç dhe qeveria e tij i ka mohuar. Edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje në mënyrë te vazhdueshme Serbisë se si vend kandidat duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të bëjë hapa para në luftën kundër korrupsionit. Studentët me pankarta në duar brohorasin kundër qeverisë, ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër më herët është bërë me dije se edhe pse zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për vitin 2027, presidenti Vuçiç ka lënë të hapur mundësinë që ato të mbahen më herët. Ai thirri me datë 27 qershor një tubim që mbështetësit e tij të mblidhen nën flamurin serb. Vuçiç ka deklaruar për mediat se nuk ka rëndësi se sa njerëz dalin në protestë pasi ai thotë të njëjtat gjëra pavarësisht nëse ka 500 njerëz apo mijëra njerëz. “Prandaj, po përgatitem të gjëra për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe të luftojmë për ta. I ftoj të vijnë, mendoj se, nëse ka ndonjë gjë, kemi fituar respekt për mënyrën se si luftuam, për faktin që treguam durim, vetëpërmbajtje, për faktin që heshtëm ndaj të gjitha fyerjeve, gënjeshtrave, gjithë asaj dhune, dhe jo vetëm në Novi Sad dhe Valjevo, por kudo, në të gjithë Serbinë, dhe për moshakmarrjen në të njëjtën mënyrë. Atje ku do të kishte ndodhur kjo, ne do ta kishim dënuar dhe do të kishim reaguar krejtësisht ndryshe nga ata, sepse me ndihmën e njerëzve arritëm të ruanim një Serbi normale dhe të mirë”, tha Vuçiç Shtuar më 22.06.2026 22:02

Lini një Përgjigje