Pikat kryesore
- Fitorja 2-0 e Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026 nuk prodhoi vetëm një tjetër rekord historik për Lionel Messin, por edhe një skenë emocionuese që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
- Në natën kur Messi realizoi dy gola dhe u golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, kamerat e stadiumit në Dallas ndalën te një tifoze krejt e veçantë në tribunë.
- Ajo ishte një gjyshe 100-vjeçare, e veshur me fanellën e Argjentinës, që po e ndiqte me emocion të madh idhullin e saj.
Fitorja 2-0 e Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026 nuk prodhoi vetëm një tjetër rekord historik për Lionel Messin, por edhe një skenë emocionuese që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në natën kur Messi realizoi dy gola dhe u golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, kamerat e stadiumit në Dallas ndalën te një tifoze krejt e veçantë në tribunë. Ajo ishte një gjyshe 100-vjeçare, e veshur me fanellën e Argjentinës, që po e ndiqte me emocion të madh idhullin e saj. Pamjet e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u shndërruan në një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes. Në duar mbante një pankartë të thjeshtë, por me domethënie të fortë, ku lexohej: “100-year-old Messi fan” (Tifoze 100-vjeçare e Messit). Prania e saj në tribunë preku miliona tifozë anembanë botës, të cilët e panë si një simbol të dashurisë së pakushtëzuar për futbollin dhe për Lionel Messin. Për gjyshen argjentinase, ajo mbrëmje mori edhe më shumë vlerë, pasi pati rastin ta shihte nga afër një tjetër paraqitje historike të kapitenit të Argjentinës. Buzëqeshja e saj dhe emocionet që shfaqi gjatë takimit sollën reagime të shumta në rrjetin social X, ku shumë përdorues e përshkruan si “tifozen e vërtetë të Kupës së Botës”. Në një mbrëmje kur Messi hyri sërish në histori me golat e tij, gjyshja 100-vjeçare fitoi zemrat e tifozëve në të gjithë botën me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj futbollit.