Ngjarje e rëndë në Laç/ Shoferja përplas për vdekje 37-vjeçarin me motor

Ngjarje e rëndë në Laç/ Shoferja përplas për vdekje 37-vjeçarin me motor

Pikat kryesore

  • Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksiin rrugor Laç-Patok, prej ku ka mbetur i vdekur një 37-vjeçar.
  • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku automjeti që drejtohej nga një shtetase 33-vjeçare u përplas me një motorcikletë, e cila drejtohej nga 37 vjeçari.
  • Ky i fundit ndërroi jetë te Trauma reth orës 18:40, pavarësisht ndihmës mjekësor.

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksiin rrugor Laç-Patok, prej ku ka mbetur i vdekur një 37-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku automjeti që drejtohej nga një shtetase 33-vjeçare u përplas me një motorcikletë, e cila drejtohej nga 37 vjeçari. Ky i fundit ndërroi jetë te Trauma reth orës 18:40, pavarësisht ndihmës mjekësor. Ndërsa 33-vjeçarja ra në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje