Pikat kryesore
- Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos.
- Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.
- 33-vjeçari Erkin Lika dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse.
Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat. 33-vjeçari Erkin Lika dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarja kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA. Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.