Pikat kryesore
- Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, 4 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën plenare .
- Pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse.
- Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025.
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, 4 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën plenare . Pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse. Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024. Denoncimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin “Hanns-Seidel”, të ratifikuar në vitin 2007. Aderimi në Traktatin e Marrakeshit, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër apo me vështirësi në lexim. Pranimi i ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, në lidhje me krimin e agresionit. Aderimi në Memorandumin e Mirëkuptimit për kontrollin portual në Rajonin e Mesdheut. Ratifikimi i marrëveshjes së grantit me BEI për projektin hekurudhor të Korridorit VIII, faza I. Ratifikimi i kontratës financiare me BEI për të njëjtin projekt hekurudhor. Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për KESH-in, lidhur me projektin solar fotovoltaik. Pritet t’u jepet drita jeshile projektligjeve të tjera, që nga ai “Për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve” për produktet që gjenerojnë mbetje e deri te ndryshimet ligjore në ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Në Kuvend, parashikohen edhe disa emërime institucionale. – Emërimi i anëtarit të ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të mbajë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. – Zgjedhja e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. – Ngritja e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, brenda Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.