Pikat kryesore
- Të dy aktorë në operë dhe të formuar në aktrim, Marko dhe Maya tregojnë se gjithçka nisi aty ku pak e presin: pas një takimi të parë në skenën madhështore të “La Scala”-s.
- “Që kur u pamë në La Scala, e ndjemë se diçka do të na lidhte bashkë”, tregon Maya, italo-japonezja me prindër të dy kombeve dhe me artin të trashëguar nga nëna e saj, dikur këngëtare lirike.
- Marko, shkodrani që u rrit në Itali që 7 vjeç, thotë me humor: “Nga familja ime vetëm unë kam dalë artisti.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia, Marko Bukaqeja dhe Maya Quattrini, çifti i miliona shikimeve në rrjetet sociale ndanë me publikun historinë e tyre të jashtëzakonshme, një mozaik dashurie italo-shqiptare, kulture dhe arti. Të dy aktorë në operë dhe të formuar në aktrim, Marko dhe Maya tregojnë se gjithçka nisi aty ku pak e presin: pas një takimi të parë në skenën madhështore të “La Scala”-s. “Që kur u pamë në La Scala, e ndjemë se diçka do të na lidhte bashkë”, tregon Maya, italo-japonezja me prindër të dy kombeve dhe me artin të trashëguar nga nëna e saj, dikur këngëtare lirike. Marko, shkodrani që u rrit në Itali që 7 vjeç, thotë me humor: “Nga familja ime vetëm unë kam dalë artisti. Askush tjetër s’ka lidhje me artin.” Prej gati dy vitesh bashkë, çifti shprehet se edhe ironia i bashkon: “Duket se kemi gjetur njëri-tjetrin, sidomos kur përdorim humor.” Fenomeni në rrjet nisi krejt rastësisht. Fillimisht ata provuan video me situata nga kultura italiane dhe japoneze, por pa shumë interes. “Kur vumë re që publikut i pëlqenin më shumë situatat shqiptare, vazhduam me ato. Në këtë mënyrë edhe Maya po njeh më shumë Shqipërinë dhe po i pëlqen shumë!”, thotë Marko. Këtë verë, Maya erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe e shijoi “pa masë”. Ndërsa në maj të vitit që vjen, çifti do të udhëtojë bashkë në Japoni, hera e parë për Markon. Mes tre kulturave ku jetojnë në mënyrë të natyrshme, ai thotë: “Më vjen mirë që Maya e ka pëlqyer traditën tonë. E ndiejmë veten mirë me artin dhe duket se po ecim në rrugën e duhur.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset në kanal “Snajperi & Shqiponja”, dy vëllezërit Hadribeaj që ngjitën Shqipërinë në majat e sporteve luftarake Edicioni i mesditës me Fabiola Hoxha, (25/11/2025)