Pikat kryesore
- Pas një pauze disa javore, nis sot sesioni i ri parlamentar.
- Deputetët rikthehen në Kuvend për seancën e parë plenare pas mbylljes së pushimeve, duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar.
- Punimet e Kuvendit do të nisin që në orët e paradites me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila zhvillohet në orën 11:00.
Pas një pauze disa javore, nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend për seancën e parë plenare pas mbylljes së pushimeve, duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar. Punimet e Kuvendit do të nisin që në orët e paradites me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila zhvillohet në orën 11:00. Në këtë mbledhje pritet gjithashtu miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Në vijim, në orën 12:30, do të mblidhet Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku do të miratohet kalendari i veçantë për shqyrtimin e kërkesave të ardhura, si dhe planet e punës për kërkesën e Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi sigurinë në gjykata dhe për kërkesën e Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Dita parlamentare do të mbyllet me seancën plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet më 19 janar 2026, në orën 17:00. Rendi i ditës parashikon hapjen e punimeve, miratimin e procesverbalit të seancës së datës 18 dhjetor 2025, si dhe njoftime.