Pikat kryesore
- Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reforma administrative territoriale, ku është bashkëbiseduar me kryetarin e komisionit përkatës mbi skenarët e mundshëm të kësaj reforme.
- Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe kalendari kombëtar i aktiviteteve, si dhe përmbajtja e takimeve të titulluara “Punët e Shqipërisë”, që sipas Ramës synojnë angazhimin më të gjerë publik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook , të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë takim, sipas kreut të qeverisë, është zhvilluar një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës , ku është diskutuar ecuria e reformës në kadastër, një nga proceset kyçe për administrimin e pronave në vend. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reforma administrative territoriale, ku është bashkëbiseduar me kryetarin e komisionit përkatës mbi skenarët e mundshëm të kësaj reforme. Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe kalendari kombëtar i aktiviteteve, si dhe përmbajtja e takimeve të titulluara “Punët e Shqipërisë”, që sipas Ramës synojnë angazhimin më të gjerë publik. “MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë”, thuhet në mesazhin e Ramës.