Pikat kryesore
- Një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për protestat që po zhvillohen në Tiranë.
- Shefi i qeverisë ka publikuar disa turiste me origjinë nga Irani, të cilat janë shprehur se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për tu solidarizuar me protestuesit.
Një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Shefi i qeverisë ka publikuar disa turiste me origjinë nga Irani, të cilat janë shprehur se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për tu solidarizuar me protestuesit. Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës” Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës