Dy akademikë me mbiemër të njëjtë, Blerim dhe Behar Haziri, kanë aplikuar për të njëjtën pozitë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.
Pikërisht pozita e asistent profesorit në Fakultetin e Shkencave Sociale, e hapur në gusht të vitit 2025, është bërë shkak për një konflikt të hapur mes dy gjilanasve me këtë mbiemër, raporton Kiks Kosova.
Të dy kushërinjtë i kanë plotësuar kushtet për të vazhduar me procedurat e mëtejshme për këtë pozitë, e cila ishte si vakante në Universitetin “Kadri Zeka”.