Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

Pikat kryesore

  • Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, shprehu shqetësimin se zhvillimet në Iran kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale dhe tregjet ndërkombëtare.
  • Sipas tij, çdo përshkallëzim i situatës sjell pasoja të menjëhershme sikurse rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë, të cilat më pas do të ndikojë, sipas tij, edhe te produktet ushqimore dhe industriale.
  • Kështu që nuk ka faj as Europa dhe as Trump; rezultati është që e gjithë bota po vuan nga ky veprim i Trump.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, shprehu shqetësimin se zhvillimet në Iran kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale dhe tregjet ndërkombëtare. Sipas tij, çdo përshkallëzim i situatës sjell pasoja të menjëhershme sikurse rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë, të cilat më pas do të ndikojë, sipas tij, edhe te produktet ushqimore dhe industriale. “Të gjithë po e vuajnë këtë situatë. Pavarësisht nëse ndërhyrja në Iran ishte e drejtë apo jo, rezultati është se ka një farë krize ekonomike, me çmimin e naftës të rritur, çmimin e energjisë të rritur dhe më vonë edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Kështu që nuk ka faj as Europa dhe as Trump; rezultati është që e gjithë bota po vuan nga ky veprim i Trump. ” u shpreh Tafani. Ai shtoi se situata aktuale po krijon një krizë të re globale ndërsa nënvizon se nëse “ ngushtica e Hormuzit mbetet nën kontrollin e Iranit, do të ishte një katastrofë “ “Me atë që ndodhi në Iran po krijohet një luftë e re. Kur të përfundojë, do të shohim kush janë fituesit dhe humbësit. Por ajo që mund të themi tani është se nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të ishte një katastrofë për Trump personalisht, për Shtetet e Bashkuara dhe për rendin botëro r,” tha ai.

Lini një Përgjigje