Nëse Balluku ka ndërhyrë te kriteret e tenderimit, çështja bëhet shumë më e rëndë”, Meçe:…

Nëse Balluku ka ndërhyrë te kriteret e tenderimit, çështja bëhet shumë më e rëndë”, Meçe:…

Pikat kryesore

  • Sipas Meçes, Partia Demokratike ka vendosur që të mos reagojë publikisht ndaj çështjes Balluku, dhe kjo sipas tij është një lëvizje me domethënie politike, që lidhet me situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
  • Berisha tha se nuk do ketë protesta kundër Ballukut dhe urdhëroi fraksionet e PD-së që të mos merren fare me të.
  • Duke folur për akuzat ndaj Ballukut, sipas tij çështja nuk lidhet me shumën prej 50 milionë eurosh, por me pabarazinë në tendera, një shkelje që nënkupton ndërhyrje në procesin e tenderimit.

“Nëse Balluku ka ndërhyrë te kriteret e tenderimit, çështja bëhet shumë më e rëndë”, Meçe: PD nuk flet për shkak të hetimit për “21 janarin” Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Log.” në News24 , ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Meçes, Partia Demokratike ka vendosur që të mos reagojë publikisht ndaj çështjes Balluku, dhe kjo sipas tij është një lëvizje me domethënie politike, që lidhet me situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Sot ka pasur një mbledhje të kryesisë së PD. Berisha tha se nuk do ketë protesta kundër Ballukut dhe urdhëroi fraksionet e PD-së që të mos merren fare me të. Kjo është një ngjarje me domethënie. Pse ky qëndrim?”, deklaroi Meçe. Duke folur për akuzat ndaj Ballukut, sipas tij çështja nuk lidhet me shumën prej 50 milionë eurosh, por me pabarazinë në tendera, një shkelje që nënkupton ndërhyrje në procesin e tenderimit. “Akuza ndaj Ballukut është për pabarazi në tendera. Kur thuhet pabarazi, nënkupton që ka pasur palë në kushte më të mira që janë refuzuar dhe i është dhënë dikujt tjetër. Ministri nuk merr pjesë drejtpërdrejt në tendera, por nëse ka ndërhyrë në kriteret e tenderimit, atëherë situata është shumë më e rëndë”, tha ai. Meçe kujtoi gjithashtu se vetëm pak ditë më parë, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, duke përmendur zërat se hetimet po afrohen drejt përfundimit për ngjarjen e 21 janarit, që sipas tij mund të ketë pasoja të mëdha politike për Berishën. “Para një jave në SPAK kaloi portën Lulzim Basha dhe di që po shkohet drejt fundit të hetimeve për 21 janarin, që lidhet drejtpërdrejt me fatin politik të Berishës,” shtoi Meçe.

Lini një Përgjigje