Nëntë muaj nga procesi i kaluar, Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Nëntë muaj nga procesi i kaluar, Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Pikat kryesore

  • Nëntë muaj nga procesi i kaluar, Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
  • Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
  • Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar.

Nëntë muaj nga procesi i kaluar, Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues. KQZ-ja ka përgatitur 948 qendra votimi në vend dhe pikat e votimit në mbi 20 vende jashtë Kosovës, përfshirë ambasada dhe konsullata, për t’i lehtësuar votuesit jashtë vendit qasjen te procesi zgjedhor. Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 vende, prej të cilave 61 mandate sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn. Një ditë më parë, të drejtën e votës e ushtroi diaspora, ku sipas të dhënave, pjesëmarrja arriti në 81%. Sot ka votuar edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili e hodhi votën e tij në Pejë. Pas votimit, Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. KQZ ka marrë masa që sot të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Rezultatet nga vendvotimet e para, do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve. Viti 2025 në Kosovë nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe mbyllet me votimin e ditës së sotme. Policia e Kosovës ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar operativ për mbarëvajtjen e sigurisë. Gjithashtu, në këto zgjedhje janë të angazhuar rreth 100 prokurorë. Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në terren për vëzhgim, me fokus të veçantë te grupet e margjinalizuara: personat e privuar nga liria, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat integruese. loading…

Lini një Përgjigje