Negociatat për detin/ Athina kërkon rinisjen e bisedimeve, ministri Dendias do të vijë në…

Negociatat për detin/ Athina kërkon rinisjen e bisedimeve, ministri Dendias do të vijë në…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Greqia dhe Shqipëria fillojnë punën për të zgjidhur gjithë problemet e mbartura prej vitesh.
  • Pas takimit Rama-Mitsotakis, media greke To Vima shkruan se Athina kërkon rifillimin e negociatave me Tiranën për çështjen e detit.
  • Zbulohet se javën e ardhshme në Shqipëri mbërrin ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, i njëjti që para 6 vitesh, si ministër i jashtëm, ra dakord në Tiranë për të çuar detin në Gjykatë Ndërkombëtare.

TIRANË- Greqia dhe Shqipëria fillojnë punën për të zgjidhur gjithë problemet e mbartura prej vitesh. Pas takimit Rama-Mitsotakis, media greke To Vima shkruan se Athina kërkon rifillimin e negociatave me Tiranën për çështjen e detit. Zbulohet se javën e ardhshme në Shqipëri mbërrin ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, i njëjti që para 6 vitesh, si ministër i jashtëm, ra dakord në Tiranë për të çuar detin në Gjykatë Ndërkombëtare. Dendias mësohet se do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij shqiptar, ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Rifillimi i negociatave vjen në një klimë pozitive për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat u ftohën disa vite më parë për shkak të çështjes Beleri. Tani që ajo i përket të shkuarës, To Vima shkruan se Greqia ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e detit, duke i ofruar po ashtu ndihmë teknike Shqipërisë për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt, kjo edhe në frymën e mbështetjes për integrimin në Bashkimin Europian. Muajin e kaluar, në Athinë, Rama dhe Mitsotakis ranë dakord për një partneritet të ri strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë brenda vitit, me zotimin se në këtë hark kohor do të ulen dhe do të zgjidhin të gjitha çështjet e mbartura, nga deti, ligji i luftës, minoriteti dhe pensionet e emigrantëve./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gara për Tiranën, Braçe: Nuk kam folur me Ramën, dua proces në parti, jo qoka! Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Braçe: Vota ime kundër, nuk është pozitiv kontrolli parlamentar nga një komision Brazili miraton rregulla të rrepta për rrjetet sociale dhe platformat digjitale

Lini një Përgjigje