Pikat kryesore
- Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025.
- Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë.
- Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve.
Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti. Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve. Sipas aktit normativ, të gjitha fondet që nuk janë shpenzuar nga buxheti i vitit 2025 nuk do të digjen, por do të transferohen në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. “Për vitin 2025, fondet e papërdorura të buxhetit të këtij viti kalojnë në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve… dhe përdoren sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në Aktin Normativ . Gjithashtu, një fond prej 2.2 miliardë lekësh është alokuar specifikisht për ministrinë e çështjeve sociale për mbështetjen e shtresave në nevojë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë “dritën jeshile” për një investim të rëndësishëm në diplomaci. Një fond prej 520 milionë lekësh (rreth 5.2 milionë euro) është caktuar për blerjen e selisë së misionit diplomatik të Shqipërisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Qeveria ka vendosur t’i transferojë Bashkisë së Tiranës shumën prej 636 milionë lekësh. Ky fond shërben si kompensim financiar për godinën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a., e cila ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë për nevojat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). 1.2 Miliardë lekë për borxhet e Bashkive Për të lehtësuar bilancet e bashkive në fundvit, qeveria ka akorduar një fond prej 1.2 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. 60% bazuar në stokun e borxhit që ka bashkia; 40% bazuar në numrin e popullsisë. Buxheti total vendor për vitin 2025 fiksohet në shifrën 90.9 miliardë lekë. Akti përcakton gjithashtu një fond prej 800 milionë lekësh për zhvillimin e sportit, i cili ndahet si më poshtë: 300 milionë lekë për FSHF-në (organizimi i UEFA U-17 dhe U-21 European Championship); 280 milionë lekë për projektin “Ekipet sportive në shkolla” (KOKSH); 220 milionë lekë për kuota ndërkombëtare në eventin Padel “Cupra FIP Tour Platinum”. Në shëndetësi, fondi për rimbursimin e medikamenteve është vendosur në tavanin e 12.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti total i sigurimeve shëndetësore arrin në 64.8 miliardë lekë.