Ndryshime në komisionet parlamentare, ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Pikat kryesore

  • Gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve.
  • Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi, bëjnë me dije se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë.
  • Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve. Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi, bëjnë me dije se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Kujtojmë që Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha. Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.

Lini një Përgjigje