Ndahet nga jeta Rexhep Qosja/ Presidenti Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja/ Presidenti Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

Pikat kryesore

  • Presidenti Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni i figurave të mëdha të vendit.
  • Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare.
  • Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Presidenti Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni i figurave të mëdha të vendit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare. Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit merr si referencë edhe veprën “Panteoni i rralluar”, duke e lidhur largimin e Qoses me zgjerimin e boshllëkut dhe mungesën e figurave të këtij niveli në jetën kulturore dhe intelektuale shqiptare. “Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, s hprehet Begaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Lamtumirë shqiptar i mirë”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja Profil/ Kritik letrar, publicist dhe politikan. ‘Nderi i Kombit’ në Shqipëri, kush ishte akademiku Rexhep Qosja Shuhet akademiku Rexhep Qosja/ U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ceremoni funerale private sipas amanetit

Lini një Përgjigje