Pikat kryesore
- Oklahoma Thandwr jo më kot është kampione në fuqi e NBA-së dhe sërish siguroi vendin e parë për sezonin e rregullt me 64 fitore e 16 humbje deri tani.
- Edhe pse ende duhen dy ndeshje, sërish ekipi me emrin “Rrufeja” nuk mund të arrihet nga San Antonio Spërsat që janë 3 humbje prapa.
- Suksesi I radhës ishte bindës 128-110 madje jashtë fushe dhe ndaj një ekipi aspak komod siç është Los Anxhelos Klipers.
E pamundur të përballohen në këtë format. Oklahoma Thandwr jo më kot është kampione në fuqi e NBA-së dhe sërish siguroi vendin e parë për sezonin e rregullt me 64 fitore e 16 humbje deri tani. Edhe pse ende duhen dy ndeshje, sërish ekipi me emrin “Rrufeja” nuk mund të arrihet nga San Antonio Spërsat që janë 3 humbje prapa. Suksesi I radhës ishte bindës 128-110 madje jashtë fushe dhe ndaj një ekipi aspak komod siç është Los Anxhelos Klipers. Edhe pse ylli I vendasve, Kauai Leonard, shënoi 20 pikë, ndihmuar nga 16 pikë të Bruk Lopezit e Xhordan Milerit, si dhe 17 nga Sanders, sërish Oklahoma doli tepër e fortë. Ajo u udhëhoq nga I zakonshmi Shej Gilgës Aleksandër, lojtari më I mirë I NBA-së në sezonin e rregullt vitin e kaluar, dhe nga Çet Holmgren. Shei shënoi 20 pikë, ndërsa ishte në fushë rreth 30 minuta. Holmgren ishte edhe më lart me 30 pikë, 14 topa në tabela, 5 asistë, 2 vjedhje topi e 4 bllokime gjuajtjesh. Amerikani 23-vjeçar është që tani një nga yjet më të mirë të ligës, tepër elegant, I talentuar dhe shkathët për shtatlartësinë prej 2.16 metrash. Oklahoma është e para jo vetëm në Konferencën Perëndimore, por edhe në renditjen e kombinuar, pra do të ketë në favor të vet faktorin fushë në plej ofin për titullin kampion. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!