Pikat kryesore
- 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit në Serie A kanë bërë që Napoli jo vetëm të lëshojë kreun, por të zbres në vendin e 4-ët.
- Ekipi i Contes pësoi një humbje të rëndë 2-0 në transfertë përballë Bologna-s, një 90-minutësh ku blutë nuk shfaqën asnjë detaj pozitiv.
- Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, Dallinga kaloi vendasit të avantazh.
Napoli në “rënie të lirë”, i “thyen” edhe Bologna, Conte: Jam i shqetësuar (VIDEO) Napoli vijon rënien e lirë, me blutë që po kalojnë një krizë të fortë, ku nuk njohin fitore në 3 ndeshjet e fundit mes Serie A dhe Champions. 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit në Serie A kanë bërë që Napoli jo vetëm të lëshojë kreun, por të zbres në vendin e 4-ët. Ekipi i Contes pësoi një humbje të rëndë 2-0 në transfertë përballë Bologna-s, një 90-minutësh ku blutë nuk shfaqën asnjë detaj pozitiv. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, Dallinga kaloi vendasit të avantazh. Bologna nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 66-të realizuan edhe golin e dytë duke hipotekuar këtë sukses të rëndësishëm që i ngjit në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve, 1 më pak se Napoli.