Napoli fiton superkupën/ Kampionët marrin edhe trofeun tjetër sezonal me suksesin 2

Napoli fiton superkupën/ Kampionët marrin edhe trofeun tjetër sezonal me suksesin 2

Pikat kryesore

  • Napoli edhe pse ka qenë gjithmonë një lavdi e futbollit italian, nuk e ka pasur kurrë statusin e një Juventusi, Interi apo Milani, ndonëse për të tretin sezon me radhë duket se kjo po ndryshon.
  • Skuadra e atij që quhet “qyteti i këngës”, ia doli të fitonte trofeun e tretë në dy edicione e gjysmë, këtë herë Superkupën e Italisë.
  • Të besuarit e trajnerit Antonio Konte pronësuan një titull që është I treti për nga rëndësia, por që gjithsesi është një kupë që vendoset në kabinetin e trofeve.

Po kthehet dalë nga dalë në ekip tradite. Napoli edhe pse ka qenë gjithmonë një lavdi e futbollit italian, nuk e ka pasur kurrë statusin e një Juventusi, Interi apo Milani, ndonëse për të tretin sezon me radhë duket se kjo po ndryshon. Skuadra e atij që quhet “qyteti i këngës”, ia doli të fitonte trofeun e tretë në dy edicione e gjysmë, këtë herë Superkupën e Italisë. Të besuarit e trajnerit Antonio Konte pronësuan një titull që është I treti për nga rëndësia, por që gjithsesi është një kupë që vendoset në kabinetin e trofeve. Bolonja u mund 2-0 në finalen e luajtur në stadiumin “Al Aual Park” në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Napolitanët luajtën më mirë dhe e merituan suksesin, që u arrit falë dy golave të shënuar nga sulmuesi brazilian, David Neresh në minutat 39’ e 57’. Kampionët në fuqi të Italisë bënë më shumë, edhe pse Bolonja mbajti topin 51 për qind. Mjafton të kujtojmë se gjuajtjet brenda kuadratit ishin 9-3 për ekipin e Kontes.

Lini një Përgjigje