Nafta rritet me 14 denarë brenda 20 ditësh, shtrenjtimi vijon

Nafta rritet me 14 denarë brenda 20 ditësh, shtrenjtimi vijon

Pikat kryesore

  • Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi dje tarifat e reja për derivatet e naftës, të cilat prej sot zbatohen në të gjitha pikat e karburanteve në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.
  • Në bazë të metodologjisë së përdorur për përllogaritjen e tyre, çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve janë rritur mesatarisht me 5,88 për qind.
  • Një litër benzinë EUROSUPER BS-95 tani tregtohet për 90 denarë, pas një rritjeje prej 3 denarësh.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi dje tarifat e reja për derivatet e naftës, të cilat prej sot zbatohen në të gjitha pikat e karburanteve në vend, raporton agjencia e lajmeve INA. Në bazë të metodologjisë së përdorur për përllogaritjen e tyre, çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve janë rritur mesatarisht me 5,88 për qind. Një litër benzinë EUROSUPER BS-95 tani tregtohet për 90 denarë, pas një rritjeje prej 3 denarësh. Me po aq është shtrenjtuar edhe EUROSUPER BS-98, çmimi i së cilës ka arritur në 92 denarë për litër. EURODIZELI ka pësuar rritjen më të lartë, pasi çmimit të tij i janë shtuar 6 denarë. Nga sot, një litër naftë kushton 94 denarë.

Lini një Përgjigje