/ Nadir Çausholli përfshihet në konflikt fizik me Mirton Likën në zonën e ish-Bllokut

/ Nadir Çausholli përfshihet në konflikt fizik me Mirton Likën në zonën e ish-Bllokut

Pikat kryesore

  • Në pamjet e publikuara nga JOQ, Çausholli shihet teksa debaton dhe përplaset fizikisht me Mirton Likën, një nga bashkëpronarët e “Sky Tower” në Tiranë dhe Konsull i Sri Lankës në Shqipëri.
  • Fillimisht, biznesmeni shfaqet duke ngritur duart, në dukje për të qetësuar situatën, por pak çaste më pas konflikti agravon dhe ai tenton të godasë personin tjetër me shkelm.
  • Në vendngjarje ndërhyjnë disa persona, të cilët përpiqen të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes.

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, i linjës së autobusëve “Green Line”, dhe taksive “Green Taxi”, është përfshirë mesditën e së hënës, më 6 korrik 2026, në një konflikt fizik në zonën e ish-Bllokut në Tiranë me biznesmenin Mirton Lika. Në pamjet e publikuara nga JOQ, Çausholli shihet teksa debaton dhe përplaset fizikisht me Mirton Likën, një nga bashkëpronarët e “Sky Tower” në Tiranë dhe Konsull i Sri Lankës në Shqipëri. Fillimisht, biznesmeni shfaqet duke ngritur duart, në dukje për të qetësuar situatën, por pak çaste më pas konflikti agravon dhe ai tenton të godasë personin tjetër me shkelm. Në vendngjarje ndërhyjnë disa persona, të cilët përpiqen të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes. Motivi i konfliktit sipas burimeve të Albeu.com është tentimi për montonim i një pajisje karikimi për automjete elektrike të kompanisë së Çaushollit, Green Taxi, në zonën pranë biznesit të Mirton Likës. Sipas informacioneve paraprake, Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit për veprat penale të pretenduara të “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës”. Në pamje duket gjithashtu se shoqërues të biznesmenit ndërhyjnë për ta larguar nga ambienti, duke e nxjerrë jashtë lokalit, ndërsa situata mbetet e tensionuar për disa momente. Në denoncim thuhet se Lika u ka kërkuar punonjësve informacion nëse kishin leje për vendosjen e pajisjes, pasi sipas tij çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës. Ai ka deklaruar se një pajisje e mëparshme karikimi në të njëjtën zonë ishte sekuestruar dhe vlerësuar si e paligjshme nga organet kompetente. Sipas kallëzimit, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në vend ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila, sipas denoncimit, ka bërë verifikimet paraprake dhe ka njoftuar Policinë Bashkiake, duke qenë se çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin përkatës. Në kallëzim përshkruhet edhe dinamika e incidentit, sipas të cilës ndërsa biznesmeni Lika po priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe e thirri të shkonte pranë tij. Në momentin që Lika u afrua, në konflikt ndërhynë personat që shoqëronin Çaushollin, ndërsa ky i fundit goditi me shqelm një karrige, e cila fluturoi në drejtim të kallëzuesit. Lika deklaron se arriti t’i shmangej goditjes, ndërsa Çausholli vijoi me fyerje dhe sharje ndaj tij. Lika ka kërkuar nga Policia e Shtetit marrjen e masave dhe vënien para përgjegjësisë të personit të përfshirë në ngjarje, duke deklaruar se ndihet i kërcënuar jo vetëm personalisht dhe për familjen, por edhe për imazhin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Tower”.

Lini një Përgjigje