Pikat kryesore
- Figura kryesore e suksesit belg ishte Charles De Ketelaere, që shkëlqeu me dy gola të shënuar dhe një asistim në një mbrëmje të jashtëzakonshme.
- Ai i dha avantazhin Belgjikës që në minutën e 9-të, ndërsa në të 33-tën realizoi sërish, duke regjistruar golin e tij të dytë personal.
- Në fraksionin e dytë të lojës, De Ketelaere shërbeu për Hans Vanaken, i cili në minutën e 57-të dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-1.
Figura kryesore e suksesit belg ishte Charles De Ketelaere, që shkëlqeu me dy gola të shënuar dhe një asistim në një mbrëmje të jashtëzakonshme. Ai i dha avantazhin Belgjikës që në minutën e 9-të, ndërsa në të 33-tën realizoi sërish, duke regjistruar golin e tij të dytë personal. Në fraksionin e dytë të lojës, De Ketelaere shërbeu për Hans Vanaken, i cili në minutën e 57-të dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-1. Golin që mbylli përfundimisht ndeshjen e realizoi Romelu Lukaku, i futur nga stoli, i cili shënoi të katërtin për Belgjikën në minutën e 93-të. Nga ana e SHBA-së, i vetmi që gjeti rrugën e rrjetës ishte Malik Tillman, që në minutën e 31-të realizoi nga goditja e dënimit dhe rindezi përkohësisht shpresat e vendasve. Kjo ndeshje tërhoqi shumë interes edhe përpara nisjes, për shkak të çështjes së Folarin Balogun. Komiteti disiplinor i FIFA-s miratoi ankesën e SHBA-së dhe hoqi pezullimin e sulmuesit, duke e bërë atë të gatshëm për këtë takim. Balogun u aktivizua nga minuta e parë, por nuk ia doli të ndikojë në tentativën e amerikanëve për të nxjerrë jashtë Belgjikën. Pas këtij suksesi, Belgjika shkon në çerekfinale të Kupës së Botës, aty ku e pret Spanja në një përballje që premton shumë spektakël.