Muçi, lojtar për elitën angleze”/ Ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, lavdëron lojtarin…

Muçi, lojtar për elitën angleze”/ Ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, lavdëron lojtarin…

Pikat kryesore

  • Ernest Muçi mori një kompliment të madh disa kohë më parë nga trajneri i tij tek Trabzonspori, fjalë të cilat i përsëriti edhe ish-tekniku i Shqipërisë, Silvinjo.
  • Duke folur për median turke “Karar”, braziliani pohoi pikërisht se talenti 25-vjeçari ka potencial për të qenë i suksesshëm në Premier Ligën angleze.
  • Silvinjo thekson se Muçi ka talentin, ka parametrat dhe gjithçka që I duhet, ndonëse duhet vetëm të përmirësohet pak.

Që është shumë i mirë këtë e dinë të gjithë. Ernest Muçi mori një kompliment të madh disa kohë më parë nga trajneri i tij tek Trabzonspori, fjalë të cilat i përsëriti edhe ish-tekniku i Shqipërisë, Silvinjo. Duke folur për median turke “Karar”, braziliani pohoi pikërisht se talenti 25-vjeçari ka potencial për të qenë i suksesshëm në Premier Ligën angleze. Silvinjo thekson se Muçi ka talentin, ka parametrat dhe gjithçka që I duhet, ndonëse duhet vetëm të përmirësohet pak. Logjika ta do që ai e ka fjalën që mesfushori ofensiv mund të jetë më I fortë në dyluftime dhe në lojën në mbrojtje. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që njeriu I stolit e aktivizoi pak futbollistin në ndeshjet e ekipit përfaqësues. Ish-ylli I Tiranës, që luajti në Poloni tek Legia e Varshavës, dhe në Turqi për Beshiktashin, tashmë ka kontratën që dëshironte me Trabzonsporin, pasi klubi I Superligës turke theu ndjeshëm rekordin e transferimit për ta marrë. Për të u paguan 8.5 milionë euro, plus 1 milionë euro ishte kostoja e huazimit njëvjeçar. Ernest Muçi shkëlqeu në futbollin turk edicionin e kaluar me 15 gola e 9 asistë, që janë rekorde të karrierës së tij, ndërsa luajti gjithsej 35 ndeshje, si dhe fitoi Kupën e Turqisë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Muçi zyrtarisht një “furtunë”/ Trabzonspor njofton blerjen e kartonit të futbollistit kuqezi Kush është trajneri i ri kuqezi? Rolando Maran, 25 vjet karrierë, por Shqipëria Kombëtarja e parë Sylvinho largohet me “rekord”/ Trajneri brazilian ka bilancin më të mirë me ekipin kuqezi

Lini një Përgjigje