Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Pikat kryesore

  • Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  • Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, i parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, pritet pas orës 06:00 të datës 07.01.2026.
  • Edicioni qendror me Emilian Islamin, (01/01/2026) Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2025

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke filluar nga ora 06:00 e datës 02.01.2026, me drejtim ere Jug–Jugperëndim, forcë deri 5–6 Bft, shpejtësi ere deri në 10–15 m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri në 1.50 metra, ju njoftojmë se: ËSHTË E NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit, të cilat synojnë të operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 02.01.2026 deri më 07.01.2026 në orën 06:00. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe të marrin masa për sigurimin e mjeteve të tyre. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, i parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, pritet pas orës 06:00 të datës 07.01.2026. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni qendror me Emilian Islamin, (01/01/2026) Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2025

Lini një Përgjigje