Pikat kryesore
- Këlliçi tha se raportet dhe mediat euro-amerikane thonë hapur atë që nën zë e pohojnë të gjithë: krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
- Me banorët dhe bizneset e vogla të zonës së Don Boskos, në Njësinë nr.9, Tiranë .
- Arsyet se përse qytetarët duhet të dalin në protestën e së hënës janë të pafundme: Për arsye ekonomike.
“190 mln euro abuzim vetëm në tunelin e Llogarasë, qytetarët me ndihmë sociale qesharake”, Këlliçi: Të hënën shihemi të gjithë në shesh Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me banorët dhe bizneset e vogla të zonës së Don Boskos, në Njësinë nr.9, Tiranë, u shpreh se në një kohë kur rrogat janë në stanjacion dhe ndihma sociale qesharake, qeveria zhytet në luks dhe i lejon vetes të abuzojë me 190 milionë euro vetëm në tunelin e Llogarasë. Këlliçi tha se raportet dhe mediat euro-amerikane thonë hapur atë që nën zë e pohojnë të gjithë: krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Me banorët dhe bizneset e vogla të zonës së Don Boskos, në Njësinë nr.9, Tiranë . Arsyet se përse qytetarët duhet të dalin në protestën e së hënës janë të pafundme: Për arsye ekonomike. Ekonomia jote dhe e familjes tënde sa vjen e rëndohet me inflacionin pa kontroll, rrogat në stanjacion dhe ndihmën sociale qesharake. Në të njëjtën kohë kur qeveria zhytet në luks, i lejon vetes të abuzojë me 190 milionë euro vetëm në tunelin e Llogarasë. Për sigurinë tënde dhe të familjes tënde. Raportet dhe mediat euro-amerikane thonë hapur atë që nën zë e pohojnë të gjithë: krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Për arsye të dinjitetit. Asnjë shoqëri funksionale nuk mund të ngrihet mbi hajdutërinë e normalizuar. Në një kohë kur qytetari i thjeshtë përndiqet dhe kriminalizohet për çështjet më banale, klika afër kryeministrit mbrohet me forcë nga prangat e drejtësisë dhe ligjit. Për lirinë. Terrori ndaj administratës, kapja e mediave, e shoqërisë civile synojnë mbylljen e gojës, shpëlarjen e trurit dhe ndrydhjen e ndërgjegjes së lirë. A është neodiktatura trashëgimia që duam t’i lëmë brezave? Për demokracinë. Të gjitha më lart përmblidhen tek institucionet demokratike. Llogaridhënia, ndarja e pushteteve, parlamentarizmi. Vota e lirë. Kjo është pika kritike e historisë shqiptare ku demokracia duhet ruajtur nga tirani i fundit i Ballkanit. Të hënën, datë 22, ora 18:00, shihemi të gjithë në shesh loading…