Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

Pikat kryesore

  • Në një shkresë zyrtare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë sa i takon çështjes “Balluku”.
  • Kërkohet që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mbahet nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00.
  • Si rregull, Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve dhe mbledhja nuk mbahet me më pak se 5 anëtarë të pranishëm.

Në një shkresë zyrtare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë sa i takon çështjes “Balluku”. Kërkohet që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mbahet nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së zv.kryeministres e njëherësh, ministre e deputete e PS-së. Si rregull, Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve dhe mbledhja nuk mbahet me më pak se 5 anëtarë të pranishëm. Deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi argumentojnë se periudha 2-javore (16-30 dhjetor), është e mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për paraqitjen e argumenteve/mbrojtjen. Ata nënvizojnë edhe shënimin e SPAK, ku thuhet se “Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova”. Kjo në fakt është përpjekja e tretë e demokratëve, ndërsa akuzojnë mazhorancën se po e mbron Ballukun nga SPAK-u.

Lini një Përgjigje